Brikena Kadzadej Anila Omari Mimoza Kore Sonila Sadikaj Kadzadej Prof. Eqrem Çabej në Albanologji dhe në gjuhësinë europiane

Prof. Eqrem Çabej në Albanologji dhe në gjuhësinë europiane

von Brikena Kadzadej Anila Omari Mimoza Kore Sonila Sadikaj

Monografi e digjitalizuar, Open Access mbi materiale autentike të papublikuara deri tani, të përkthyera në shqip (letërkëmbim me personalitetet Prof. Gerhard Rohlfs, Tübingen, Prof. Hermann Ölberg, Innsbruck dhe Prof. Maximilian Lambertz, Leipzig)

Preis unbekannt

Buch in deiner Nähe kaufen


...oder deine aktuelle Postleitzahl eingeben:
oder

Beschreibung

Kjo monografi shkencore me qasje të hapur (Open Access), i kushtohet figurës qendrore të gjuhësisë shqiptare të shekullit XX, Profesor Eqrem Çabejt dhe rolit të tij në kontekstin e gjuhësisë indoeuropiane. Vepra sjell për herë të parë për publikun një korpus të rëndësishëm materialesh autentike, të pabotuara më parë: letërkëmbimin e Profesor Eqrem Çabejt me tri personalitete të shquara të gjuhësisë europiane, Gerhard Rohlfs (Tübingen), Hermann Ölberg (Innsbruck) dhe Maximilian Lambertz (Leipzig). Këto dokumente, të ruajtura në arkivin familjar, nga e bija znj. Brikena Çabej, dhe të përkthyera për herë të parë në shqip, përfaqësojnë një burim të çmuar për studimin e historisë së Albanologjisë dhe të marrëdhënieve shkencore ndërkombëtare në një periudhë të shënuar nga izolimi politik i Shqipërisë. Letrat e Profesor Çabejt nuk kanë ardhur deri në ditët tona, pasi ai i shtypte me makinë shkrimi pa ruajtur kopje. Letërkëmbimi dëshmon jo vetëm dialogun profesional mes studiuesve, por edhe respektin e ndërsjellë, vlerësimet shkencore dhe bashkëpunimin intelektual që tejkalonte kufijtë ideologjikë dhe gjeopolitikë. Monografia e vendos veprën e Çabejt në qendër të një rrjeti europian dijetarësh, duke nxjerrë në pah rolin e tij si ndërmjetës mes shkollës shqiptare dhe mendimit gjuhësor perëndimor. Ajo tregon se për Çabejn shkenca nuk ishte thjesht një aktivitet akademik, por edhe një akt etik dhe kulturor, i lidhur me lirinë e mendimit dhe përgjegjësinë ndaj së vërtetës shkencore. Këtë rol e përmbledh qartë vlerësimi i Hermann Ölberg-ut që shkruan: "Çdo kërkim albanologjik duhet, në fund të fundit, të nisë nga ju...", duke e vendosur Çabejn si pikë reference themelore të albanologjisë moderne. Monografia ndriçon dimensionin njerëzor të Çabejt: modestinë intelektuale, përkushtimin afatgjatë, mendjehapjen dhe integritetin moral, të reflektuara në mënyrën se si kolegët e huaj e vlerësonin dhe e konsideronin si autoritet themelor të albanologjisë moderne. Kjo vepër nuk është vetëm një botim dokumentar, por një kontribut i rëndësishëm në trashëgiminë shkencore dhe kulturore shqiptare. Ajo synon të forcojë lidhjen e Albanologjisë me traditën europiane të kërkimit shkencor dhe të shërbejë si burim i hapur për studiuesit, studentët dhe të gjithë ata që janë të interesuar për historinë e gjuhës shqipe dhe për vendin e saj në familjen e gjuhëve indoeuropiane. Në frymën e motos senekiane Non est ad astra mollis e terris via, kjo monografi pasqyron rrugën e mundimshme, por të qëndrueshme, të Eqrem Çabejt drejt dijes, duke e paraqitur atë si figurë kyçe që ndërtoi ura mes shkencës shqiptare dhe asaj europiane, edhe në kohë izolimi dhe kufizimesh ideologjike.
Monografi Open Access për Prof. Eqrem Çabejn në kontekstin e gjuhësisë europiane/indoeuropiane. Për herë të parë boton arkivin e letërkëmbimit me Rohlfs, Ölberg e Lambertz, të përkthyer në shqip.
Kjo monografi shkencore me qasje të hapur (Open Access), i kushtohet Profesor Eqrem Çabejt, figurës themelore të Albanologjisë të shekullit XX dhe rolit të tij në kontekstin e gjuhësisë europiane dhe indoeuropiane. Vepra paraqet për herë të parë një korpus të rëndësishëm materialesh autentike të pabotuara: Letërkëmbimin e Çabejt me tri personalitete të shquara të gjuhësisë europiane, Gerhard Rohlfs (Tübingen), Hermann Ölberg (Innsbruck) dhe Maximilian Lambertz (Leipzig). Një element me vlerë të veçantë është fakti se letrat e profesor Çabejt nuk janë ruajtur, pasi ai i shtypte me makinë shkrimi pa mbajtur kopje. Si rrjedhojë, janë ruajtur vetëm letrat e kolegëve të tij europianë, të cilat përfaqësojnë sot një burim unik për studimin e dialogut shkencor dhe të rrjeteve akademike të shekullit XX. Ky arkiv është ruajtur me përkushtim nga e bija znj. Brikena Çabej dhe po botohet për herë të parë i përkthyer në shqip. Letrat dëshmojnë vlerësimin e lartë ndërkombëtar për Çabejn. Hermann Ölberg e cilëson atë si autoritet qendror të fushës, duke shkruar: "Çdo kërkim albanologjik duhet, në fund të fundit, të nisë nga ju." Ky vlerësim nënvizon rolin e Çabejt si pikë referimi në studimet albanologjike dhe si urë lidhëse mes shkollës shqiptare dhe traditës europiane të gjuhësisë. Monografia ofron kështu jo vetëm një dokumentim historik, por edhe një dëshmi të rëndësisë shkencore dhe morale të Eqrem Çabejt në historinë e gjuhësisë europiane.
Kadzadej, Brikena; Omari, Anila; Kore, Mimoza & Sadikaj, Sonila (2026). Prof. Eqrem Çabej në Albanologji dhe në gjuhësinë europiane (1. Aufl.). Bielefeld: Athena bei wbv Publikation. https://doi.org/10.3278/9783763979592

Autor*in

Brikena Kadzadej

Themen in »Prof. Eqrem Çabej në Albanologji dhe në gjuhësinë europiane«

Eqrem Çabej Albanologie historische Linguistik Briefwechsel Wissenschaftsgeschichte Archivforschung Editionswissenschaft Albanien 20. Jahrhundert Sprachkontakt Zensur und Wissenschaft

Stimmen zu »Prof. Eqrem Çabej në Albanologji dhe në gjuhësinë europiane«

Details

ISBN: 9783763979592
Verlag: wbv Media
Erscheinung: 16.02.2026

Link teilen


Über buchnah.de | Die Buchhandlungen | Die Verlage | Impressum & Kontakt | Datenschutz | Presse


Auf dieser Seite kannst Du Buchhandlungen in der Nähe finden